Miliarderi sjell akullin nga Antarktida në Emirate

11:17 | 11 Korrik 2019

Investitori dhe sipërmarrësi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdulla Alshehi, planifikon të transferojë një copë akulli në Afrikën e Jugut ose Australi deri në fund të vitit.

E gjithë kjo do i kushtojë atij përreth 80 milionë dollarë. Qëllimi i tij është për ta parë nëse është e mundur që të transferohet një akullnaje në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), në mënyrë që t’u sigurohet njerëzve ujë të pijshëm, transmeton lajmi.net.

“Copa” e akullit nga Antarktida do të transferohet ose në Cape Town ose Perth këtë vit, por data e saktë nuk është bërë e ditur.

Alshehi tha për Euronews se është më lirë për të të sjellë një copë akullnaje sesa të përdoret uji nga deti.

Ai kujton se plane të ngjashme ekzistonin më parë dhe projekti i Arabisë Saudite dështoi në vitin 1977 për shkak të problemeve teknike.

Projekti përfundimtar do të kushtojë midis 100 dhe 150 milionë dollarë, plus 60-70 milionë që do të shpenzohen për testim. /Lajmi.net/