Miley Cyrus pozon ‘topless’ për “Rolling Stones”
Miley Cyrus ka pozuar për numrin e ri të “Rolling Stones”.

ShowBiz
Këngëtarja e mirënjohur e muzikës pop, Miley Cyrus, ka pozuar së fundi për “Rolling Stones”, shkruan lajmi.net.
Edhe kësaj radhe, ajo mori vëmendjen e të gjithëve, teksa u shfaq tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme.
Miley mbuloi gjoksin me anë të duarve, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotos, ajo shkroi “Të paktën, u dhash revistave diçka për të cilën mund të shkruajnë”.
Kjo vjen pas fotografive provokuese që publikoi me Dua Lipën nga klipi “Prisoner” si dhe deklaratave që tha për të.
View this post on Instagram
Një ditë më parë, ylli amerikan Miley tha se do të ishte argëtues një takim seksual me bukuroshn zeshkane, Dua.
Gjatë një paraqitje në The Howard Stern Show në fillim të kësaj jave, drejtuesi i tha Miley “duket se ju të dyja po bëni seks të në videon e Prisoner”.
View this post on Instagram
“Ne nuk kemi bërë seks”, u përgjigj ajo. ‘Dua Lipa vazhdimisht më kujton atë “në ëndrrat tua”.
“Kjo është diçka që ajo po më projekton. Fatkeqësisht nuk kam arritur të bëj seks me të”, shtoi ajo.
View this post on Instagram
Duke përmendur faktin se Dua është në lidhje me Anwar Hadid, Miley tha se e njeh shumë mirë këngëtaren dhe është mike shumë e mirë e saj.
Por, shton se pëlqen atë që bënë në klip, ngase u dha atyre shumë klikime në atë video.
Miley e pranon haptas se rreth 5% dëshiron të ketë marrëdhënie me Duan dhe se sa më shumë mendon për atë pjesë, aq më shumë e dëshiron.
Gjatë asaj interviste, ajo po ashtu zbuloi se kishte shumë konflikte në martesën e saj me ish-in Liam Hemsworth, por pranoi se ende e do shumë atë. /Lajmi.net/