Milani reagon për vdekjen e ish-presidentit historik, Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i AC Milan ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane dhe ato më të mëdha ndërkombëtare, transmeton lajmi.net. Klubet dhe figurat e njohura të futbollit botëror kanë reaguar për vdekjen e Berlusconit. AC Milan, klubi që ishte në pronësinë e Berlusconit për më shumë se…
Sport
Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i AC Milan ka vdekur në moshën 86-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane dhe ato më të mëdha ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Klubet dhe figurat e njohura të futbollit botëror kanë reaguar për vdekjen e Berlusconit.
AC Milan, klubi që ishte në pronësinë e Berlusconit për më shumë se tri dekada ka reaguar për vdekjen e ish-presidentit historik.
“AC Milan është thellësisht i pikëlluar dhe mban zi për vdekjen e të paharruarit Silvio Berlusconi dhe përqafon me dashuri familjen, bashkëpunëtorët dhe miqtë më të ngushtë të tij.
“Nesër do të ëndërrojmë për qëllime të tjera, do të shpikim sfida të tjera, do të kërkojmë më shumë fitore. Se ia vlen të kuptojnë se çfarë është e mirë, e fortë, e vërtetë tek ne, tek të gjithë ne që kemi pasur këtë aventurë të ndërthurjes së jetës sonë në një ëndërr të quajtur Milano. Faleminderit President, gjithmonë me ne” – thuhet në reagimin e Milanit në faqen zyrtare.
AC Milan profondamente addolorato piange la scomparsa dell’indimenticabile Silvio Berlusconi e si stringe con affetto alla famiglia, ai collaboratori e agli amici più cari.
“Domani sogneremo altri traguardi, inventeremo altre sfide, cercheremo altre vittorie. Che valgano a… pic.twitter.com/CWmYy8xzwi— AC Milan (@acmilan) June 12, 2023
Gjatë epokës së Berlusconit në krye, Milani fitoi 29 trofe, duke përfshirë pesë trofe të Ligës së Kampionëve.
Milani gjatë kohës së Berlusconit fitoi 8 herë titullin në Serie A, 5 trofe të Ligës së Kampionëve, 3 tituj të Kupës së Botës për klube, 5 Superkupa të Evropës, 6 Superkupa të Italisë dhe 1 Kupë të Italisë.
Pas mbi tre dekadash si pronar, ai ra dakord t’i shiste klubin një konsorciumi kinez në fillim të gushtit të vitit 2016.
Berlusconi u shtrua në spital të premten e kaluar në spitalin e San Raffaele në Milano, më pak se një muaj pasi u largua nga ai pasi kaloi 44 ditë në spital për një infeksion të mushkërive./Lajmi.net/