Milani po monitoron nga afër situatën e sulmuesit të Chelsea

AC Milan është i interesuar të nënshkruajë sulmuesin e Chelsea, Olivier Giroud, sipas gazetarit italian Antonio Vitiello.

Sport

18/05/2021 20:37

Giroud ka dëshmuar vetën e tij për Chelsea, njësoj sikurse për Arsenalin, por mundësitë e tij ishin të kufizuara nën urdhrat e Thomas Tuchel, transmeton lajmi.net.

Me kontratën e francezit që do të skadojë në fund të muajit të ardhshëm, është e vështirë ta imagjinosh atë në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm.

Sipas Antonio Vitiello, një gazetar italian me një interes të madh në AC Milan, Rossonerët janë të interesuar të nënshkruajnë Giroud këtë verë që vjen.

Nuk ka asnjë sugjerim që diçka zyrtare është kryer në këtë moment në kohë, por ekziston interesimi nga Milani.

Milani është në prag të kualifikimit për në Ligën e Kampionëve, megjithëse përballet me një udhëtim të vështirë në Atalanta në ditën e fundit të sezonit./Lajmi.net/