Milani përgatit ofertën e ‘pa rezistueshme’ për De Paul

AC Milan raporton se janë duke përgatitur një ofertë të majme për lojtarin e Udinese, Rodrigo de Paul.

Sport

20/05/2021 11:16

La Gazzetta dello Sport pretendon se Rossonerët po kërkojnë që të sigurojnë 40 milionë euro për klubin e Udineses, përcjell lajmi.net.

Tutje gazeta pretendon se Milani janë të gatshëm që të përfshijnë në marrëveshje edhe lojtarin e tyre, Hauge.

Transfermarkt thotë se çmimi i Hauge vlerësohet të jetë rreth 10 milionë euro, kësisoj Milani duhet të sigurojë edhe 30 të tjera.

Vetëm këtë sezon, De Paul ka shënuar nëntë gola në Serie A dhe po kalon në një formë shumë të mirë./Lajmi.net/