Milani fiton pa telashe ndaj Monza
Milani ka marrë fitore ndaj Monza. ‘Rossonerët’ fituan ndeshjen e kësaj xhiroje në Serie A, 4:1 kundër Monza, përcjell lajmi.net. Kampioni në fuqi ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në shtëpi. Pjesa e parë e këtij takimi ka vetëm një emër dhe ai është Brahim Diaz. Spanjolli arriti të shënojë dy herë në 45 minutat…
Sport
Milani ka marrë fitore ndaj Monza.
‘Rossonerët’ fituan ndeshjen e kësaj xhiroje në Serie A, 4:1 kundër Monza, përcjell lajmi.net.
Kampioni në fuqi ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në shtëpi.
Pjesa e parë e këtij takimi ka vetëm një emër dhe ai është Brahim Diaz.
Spanjolli arriti të shënojë dy herë në 45 minutat e para.
Fillimisht në minutën e 16`, kurse më pas edhe në të 41` realizoi një gol të bukur për ‘Rossonerët’.
Pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të Milanit.
Në 45 minutat e tjerë skuadër më e mirë sërish ishin vendasit.
Po rridhte minuta e 65` kur pas një aksioni të bukur nga ‘kuqezinjtë’ shënoi Origi një supergol.
Pesë minuta më vonë, Monza gjetën golin, ku pas një goditje dënimi shënoi Rancchia.
Për rezultatin final 4:1 u përkujdes Rafael Leao, i cili shënoi në minutën e 84`.
Më këtë fitore Milani ka 26 pikë në vendin e dytë, kurse Monza ka 10 në të 14-tën pozitë./Lajmi.net/