Milani do të luajë pa gjashtë futbollistë ndaj Spezias
Gjiganti Italian është duke u përballur me probleme të mëdha shkaku i lëndimeve.

Sport
Milani e ka nisur shumë mirë edicionin në Serie A, pasi aktualisht ka 13 pikë pas pesë xhirove të para, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, klubi Italian është duke u përballur me shumë problem shkaku i lëndimeve, duke luajtur pa disa futbollistë të rëndësishëm.
Trajneri i ‘Rossonerëve’, Stefano Pioli në konferencë për shtyp njoftoi se gjashtë futbollistë nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Spezias që zhvillohet të shtunën,
Bëhet fjalë për Alessando Florenzi, Zlatan Ibrahimovic, Tiemoue Bakayoko, Simon Kjaer, Rade Krunice dhe Junior Mesias.
Shumë nga këta lojtarë janë pjesë kyçe e ekipit, megjithatë Pioli duhet ti bëjë llogaritë pa ta për duelin ndaj Spezias. /Lajmi.net/