Milan transferon një prej mesfushorëve më të mirë në Evropë (FOTO)
Milan është në përpjekje për transferimin e mesfushorit të Bayer Leverkusen, Hakan Calhanoglu.

Merkato
Hakan Calhanoglu mund të transferohet në Serie A.
Milan është i interesuar për blerjen e reprezentuesit turk, ka bërë të ditur “Calciomercato”.
“Rossonerët” kërkojnë përforcime në ndërtimin e një skuadre të denjë për të luftuar për titullin e kampionit në Serie A, përcjell “Lajmi.net”.
Dhe, Calhanoglu është emri më i ri që spekulohet me transferim në “San Siro”.
Tifozët e Milanit do të jenë shumë të kënaqur në rast të ardhjes së tij në klub.