Milan mund të nënshkruajë me Steven Bergwijn
Karrierën te Tottenham Hotspur Steven Bergwijn e filloi mjaft mirë, por lëndimet ndikuan që forma e tij të mos ketë vazhdimësi.

Sport
Nën drejtimin e trajnerit të ri Antonio Conte, Bergwijn ende nuk e ka gjetur veten, pavarësisht se ka tentuar të shfaq talentin e tij.
I mbërritur pak para pandemisë nga PSV Eindhoven për rreth 35 milionë euro, anësori holandez nuk arriti të jetë titullar për Tottenhamin dhe pritet të largohet në mërkaton e radhës.
Milani është ekipi që ka shfaqur interes më shumë për lojtarin, pasi që dëshirojnë të përforcohen në repartin e sulmit, por që ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar, transmeton lajmi.net.
Në gjithsej 69 paraqitje me Tottenhamin, Bergwijn ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 10 asistime. /Lajmi.net/