Milan-Juventus, gati transferimi tjetër i madh (FOTO)

Juventus dhe Milani vazhdojnë të bashkëpunojnë në afatin kalimtar.

Sport

16/07/2017 10:30

Bardhezinjtë kanë nisur negociatat me kuqezinjtë për mbrojtësin Mattia De Sciglio.

Juve ka ofruar 10 milionë euro për të marrë anësorin, përcjellë “Lajmi.net”.

Megjithatë, sipas “Tuttosport”, marrëveshja nuk është arritur ende, pasi që Milani kërkon 10 milionë euro.

De Sciglio është një kërkesë e madhe e trajnerit Max Allegri, i cili e vlerëson shumë italianin.

Në edicionin e kaluar, De Sciglio ka bërë 37 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke realizuar dy asistime. /Lajmi.net/

news-interna-desci-capitano-chievo-milan