Milan hap fals në ‘Dacia Arena’, luan baras me Udinese – Ibrahimovic heroi

Milan ka lëshuar pikë edhe në xhiron e 17-të të Serie A.

Sport

11/12/2021 22:41

Skuadra e Milan ka luajtur baras 1:1 në ‘Dacia Arena’, në përballje ndaj Udinese, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim u shënua në minutën e 17’, kur Beto dërgoi topin në rrjetë.

Maignan bëri një pritje të mirë në atë rast, por topi i kthyer nga portieri gjeti përsëri sulmuesin e Udinese, që për herë të dytë nuk gaboi.

Deri në fund të ndeshjes Milan kishte iniciativën për të barazuar rezultatin, dhe këtë e arriti në minutat e fundit të ndeshjes.

Pesë zëvendësimet e Pioli gjetën ekuacionin vetëm në minutën e 90+2’, me Zlatan Ibrahimovic që finalizoi për mrekulli, me një goditje akrobatike.

Ky barazim e dërgon Milanin në 39 pikë, kurse Udinese shkon në kuotën e 17 pikëve të grumbulluara.

Në këtë situatë, Napoli dhe Inter, me fitore eventuale nesër, të dyja tejkalojnë Milanin, derisa Atalanta mund të afrohet në vetëm dy pikë diferencë me ‘Rossoneri’./Lajmi.net/