Milaim Zeka, njëri nga opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3?

Prej muajsh kanë filluar aludimet që gazetari Milaim Zeka do të zërë sivjet karrigen e opinionistit në Big Brother VIP Kosova. Këto aludime filluan kur Zeka u pa të dilte nga shtëpia më e famshme në vend. Megjithatë, kjo nuk u konfirmua asnjëherë nga ana e tij, pavarësisht se pati edhe disa emra të tjerë.…

ShowBiz

04/10/2024 12:31

Prej muajsh kanë filluar aludimet që gazetari Milaim Zeka do të zërë sivjet karrigen e opinionistit në Big Brother VIP Kosova.

Këto aludime filluan kur Zeka u pa të dilte nga shtëpia më e famshme në vend.

Megjithatë, kjo nuk u konfirmua asnjëherë nga ana e tij, pavarësisht se pati edhe disa emra të tjerë.

Tashmë përveq tij edhe një emer që ka marrë vëmendje se do të jetë opinioniste e Big Brother Vip Kosova 3 është edhe Einxhel Shkira ish-banorja e BBVA1, shkruan Lajmi.net.

Deri më tani komentet kanë qenë pozitive sa i përket Shkirës e cila pritet të zërë karrigen e opinionistes.

Thashethemet e përhapura Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës duket se i ka konfirmuar me anë të një postimi në Facebook.

Ai ka publikuar një postim, ku thotë se Einxhel do të jetë një nga opinionistët, kurse në tjetrin një verë.

Me këtë ai la të kuptohet se do të jenë së bashkë në këtë reality shou. /Lajmi.net/