Milaim Zeka: A është më me rëndësi lajmi i rrejshëm apo biseda e Veselit në telefon

Deputeti Milaim Zeka ka reaguar ndaj raportimeve të sotme se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Lajme

03/05/2019 23:26

Deputeti Zeka është shprehur se mediumi i cili ka publikuar këtë lajm është dashur të kërkoj falje dhe do të publikoj bisedën me kryeparlamentarin Veseli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ne vend te kerkimfaljes, Expressi boton biseden me Kadri Veselin

Jo rralle, edhe mediumet me prestigjioze te botes, botojne lajme te rrejshme, ose te paverifikuara nga dy-tre burime.

Sot, gazeta Express, botoi nje lajm se gjoja, kryetari i Kuvendit te Kosoves, Kadri Veseli, “do te intervistohej ne Hage”! Lajmi beri buje dhe sigurisht qe ka ngjallur edhe reagime nga me te ndryshmet.

Njeri nga reagimet ka ardhur nga vet Kadri Veseli, i cili me te drejte, ka marre ne tel kryetedaktorin Leonard Kerqykun, per tu sqaruar. Sipas te gjitha gjasave, biseda eshte regjistruar, pa dijenin e Veselit. Si rezultat i kesaje, per ta dyfishuar gabimin, Expresi, ne vend qe te kerkonte falje dhe ta demantonte lajmin, vendos ta boton biseden, e cila nga ndonje shoqate e gjuetareve, munde te konsiderohet edhe ketcenim.

Nuk duhet harruar qe kur nje gazetar krijon raporte edhe private qofte me Kadri Veselin apo cilindo politikane, eshte shume e natyrshme qe te perdoren edhe fjale qe nuk na pelqejne. Ne rastin konkret a me e rendesishme eshte biseda e Veselit, apo lajmi i rrejshem, i cili turbulloi opinionin publik?!