Miku i luanëve

Kur ju dëgjoni se dikush po përpiqet të përqafohet me një luan të egër, menjëherë ju shkon mendja se çka mund t’i ndodh atij. Mirëpo, ju nuk do ta besoni se çka ndodh në realitet në këtë rast, pa e shikuar këtë video. Kevin Richardson është një zoolog nga Afrika e Jugut, i cili me…

Lifestyle

12/01/2014 08:00

Kur ju dëgjoni se dikush po përpiqet të përqafohet me një luan të egër, menjëherë ju shkon mendja se çka mund t’i ndodh atij. Mirëpo, ju nuk do ta besoni se çka ndodh në realitet në këtë rast, pa e shikuar këtë video.

Kevin Richardson është një zoolog nga Afrika e Jugut, i cili me vite të tëra kë bërë kërkime të kafshëve në territorin e Afrikës. Nëse do ta shihnim një njeri tjetër përpos Kevin, duke u munduar t’i përqafojë luanët, me siguri se do ta kishim një histori krejt tjetër, më të parashikueshme, për t’ua treguar.

Por, me dekadën e tij të kaluar në studime dhe kërkime, zotëri Richardson e ka zhvilluar një marrëdhënie të veçantë me këto kafshë të egra dhe mjaft të rrezikshme në Savannna, në Afrikën e Jugut.

Pasi zbret nga një xhip, i mbushur me kamera GoPro, Kevin e merr ekuipazhin e tij aq afër, sa ata mund t’i xhirojnë në mënyrë perfekte këto krijesa të egra, por pa dalë nga vetura, sigurisht.

Kur e shihni duke i ftuar këto kafshë dhe kur i shihni ato duke iu drejtuar atij, ju menjëherë do të mendoni me veten: Këtë njeri do ta hanë.

Por, për çudi të të gjithë nesh, këta luanë gjigantë tregohen mjaft miqësorë me të, duke e përqafuar në atë mënyrë që ju s’e keni parë më herët në jetën tuaj.

Është me të vërtetë e mahnitshme t’i shihni këto kafshë që peshojnë 400 kilogramë, të veprojnë si kafshë shtëpiake përreth Kevin dhe të zbaviten me të nëpër shkurre.

Kevin është në gjendje ta përdor marrëdhënien e tij unike me këto kafshë, për ta tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe ta shpalosë ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet jeta e egër në Afrikë.

Derisa shumë njerëz e shohin Agfrikën si një parajsë e lojërave, duke i gjuajtur kafshët, numri i kafshëve të egra është pakësuar. Edhe luanët hyjnë në mesin e specieve në zhdukje e sipër.

Aq shumë sa që Kevin parashikon se, nëse vazhdojmë me të njëjtën rrugë ne si njerëz, nuk do të mund të shohim më luanë në 20 vjetët e ardhshëm. Ai synon ta thyejë thënien e famshme për luanët:

‘Vrite ose do të vritesh’, duke i kritikuar ashpër ata që i vrasin luanët. Kevin kërkon që të ndryshohet mendimi dhe bindja për këto krijesa të bukura.