Mikel Arteta vendos rekord historik te Arsenali

Trajneri Mikel Arteta ka vendosur rekord të ri te skuadra e Arsenalit.

Sport

07/11/2021 17:22

Tekniku spanjoll sot (e diele) kishte ndeshjen e 100-të në stolin e “Topçinjtë”, ku shënuan fitore të vështirë ndaj Watfordit, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, tekniku spanjoll ka bërë një arritje të madhë ku nga 100 ndeshje, 54 prej tyre ishin fitore.

OptaJoe ka zbuluar se i vetmi person që ka statistikë më të mirë në 100 ndeshjet ishte George Graham me 56 fitore.

Arsenal për momentin renditët në pozitën e pestë në tabelë me 20 pikë./Lajmi.net/