Të Infektuar: 57.317

Të Shëruar: 50.487

Të Vdekur: 1.447

Mijëra ushtarë amerikanë flenë në dyshemetë e Kongresit

20:31 | 13 Janar 2021

Trupa të ushtrisë amerikane nga Garda Kombëtare e distriktit të Kolumbisë janë autorizuar për të siguruar ndërtesën e Kongresit të SHBA-së derisa Dhoma e Përfaqësuesve ka nisë hetimin ndaj

Trumpit për implikimin e tij në trazirat që shkaktuan mbështetësit e tij në Kongres.

Disa pamje të publikuara nga brenda Kongresit shfaqin ushtarët amerikanë të shtrirë brenda hapësirave të Kongresit derisa pushojnë, njofton Klan Kosova.

Deri në 15,000 anëtarë të Gardës pritet të jenë në detyrë në ditët e ardhshme për të mbështetur zbatimin e ligjit në lidhje me inaugurimin e presidentit të zgjedhur më 20 janar Joe Biden.

Deri në 20,000 trupa të Gardës mund të jenë të pranishëm për të garantuar siguri deri në ditën e përurimit.

Autoritetet janë të shqetësuar për kërcënimet e dhunës, pas kryengritjes në Capitol javën e kaluar.