Mijëra qytetarë të Sarajevës përcollën 136 viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

14:57 | 9 Korrik 2015

Familjet e viktimave, qytetarë të Sarajevës dhe zyrtarë të shumtë kanë përcjellë kolonën me eshtrat e 136 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, e cila ka kaluar nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit të BeH drejt Qendres Memoriale Potoçari në Srebrenicë.

Kamioni me eshtrat e viktimave është ndalur para godinës së Presidencës së Bosnjes dhe Hercegocinës, ku janë mbledhur disa mijëra qytetarë të Sarajevës dhe një numër i madh i anëtarëve të familjeve të viktimave. Në Rrugët nëpër të cilën kalonte kamioni janë hedhur petale trëndafilash, ndërsa heshtjen e dhimshme e ndërprenë vetëm vajtimet e të mbledhurve të cilët kanë vendosur lule në kamion dhe kanë bërë dua (lutje) për shpirtërat e të vrarëve.

Këtë vit në Potoçari do të varrosen 18 të mitur në mesin e 136 viktimave të identivikuar të gjenocidit në Srebrenicë.

Lamtumirën nga Sarajeva e dhanë edhe anëtarët e Presidencës së BeH Bakir Izetbegoviç dhe Dragan Çoviç.

Para godinës së Presidencës së BeH ishin zyrtarë të shumtë vendor dhe anëtarë të trupit diplomatik në mesin e të cilëve ishin ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në BeH Maureen Cormak, ambasadori i Republikës së Turqisë në BeH Cihad Erdinay, ministra të ndryshëm të vendit, deputetë, Reis-ul-ulema-ja i Bashkësisë Islame në BeH, Husein ef. Kavazovic dhe shumë të tjerë.

“Këtu jam për të përcjellur arkivolet, të nderoj viktimat, dhe të tregoj solidaritet me familjet e tyre. Zemra ime është me nënat, sepse edhe vetë jam nënë, dhe me të vërtetë, sa i përket gjenocidit në Srebrenicë, nuk mund as të imagjinoj atë që ndjejnë ata dhe çfar janë duke përjetuar. Është shumë e rëndësishme të njihet dhe të pranohet gjenocidi i cili ka ndodhur”, ka thënë Ambasadorja amerikane Cormak.

Të shtunën, më 11 korrik, në Potoçari do të falet edhe namazi i xhenazeve, ku pritet të bëhet ede varrimi si dhe ceremonia me rastin 20-vjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve, raporton Anadolu Agency.

Në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit nga viti 2003 deri në vitin e kaluar janë varrosur 6.166 viktima, si dhe 75 njerëz të cilët nuk janë viktima të gjenocidit, por për të cilën familja dëshironte të varrosej pranë etërve të tyre, vëllezërve, gjyshërve …

Në sulmin ndaj “enklavës së mbrojtur të OKB-së” Sebrenicë, në korrik të vitit 1995, të cilin e kanë kryer njësitë e Ushtrisë së atëhershme të Republikës Srpska, nën komandën e të akuzuarit e Hagës, Ratko Mladiç, janë vrarë mbi tetë mijë burra dhe djemtë boshnjakë, ndërsa dhjetëra  mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar janë deportuar, ose kanë kërkuar shpëtim duke u strehuar në pyjet përreth, si dhe duke kërkuar rrugën për territorin e lirë në rajonin e Tuzllës. /Anadolu Agency