Mijëra përdorues po raportojnë probleme me WhatsApp-in

Mijëra përdorues të WhatsApp kanë raportuar një problem me WhatsApp këtë pasdite, sipas të cilit nuk shfaqet ora se kur ka qenë aktiv një përdorues për herë të fundit.

Auto & Tek

19/06/2020 20:34

Karakteristika lejon përdoruesit nëse dëshirojnë ose jo t’ua bëjnë të mundur se kur kanë frekuentuar herën e fundit aplikacionin e bisedave, që aktualisht është në pronësi të firmës gjigante ‘Facebook’, shkruan lajmi.net.

Përdoruesit e aplikacionit komunikues filluan të raportojnë që ky lloj opsioni tek disa përdorues ua kishte bërë automatikisht të mundur të tjerëve që ta shohin herën e fundit se kur kanë hyrë në ‘WhatsApp’, pavarësisht se e kanë fshehur një gjë të tillë. Kësisoj, rrjeti komunikues dyshohet se ka pasur një sulm në pjesën e sigurisë.

Zyrtarët përgjegjës në pjesën e komunikimit me publikun ende nuk ka dhënë ndonjë deklarim lidhur me problemin. /Lajmi.net/