Miftaraj thumbon Kurtin, Osmanin e Bashën, thotë se vetëm “liderucat” s’kanë shkuar në protestën e sotme në Tiranë

Analisti kosovar, Ehat Miftaraj, ka thënë se sot në protestën e Tiranës po marrin pjesë liderët e vërtetë dhe se atje kanë shkuar pjesa më e mirë e kombit. Ai ka thënë se “liderucat” s’po marrin pjesë dhe se janë strukur në mjerimin e tyre partiak. “Në Tiranë paskan shkuar pjesa më e mirë e…

Lajme

17/10/2025 18:37

Analisti kosovar, Ehat Miftaraj, ka thënë se sot në protestën e Tiranës po marrin pjesë liderët e vërtetë dhe se atje kanë shkuar pjesa më e mirë e kombit.

Ai ka thënë se “liderucat” s’po marrin pjesë dhe se janë strukur në mjerimin e tyre partiak.

“Në Tiranë paskan shkuar pjesa më e mirë e kombit shqiptarë.Liderët e vërtetë të kombit shqiptarë kudo në trevat shqiptare në përkrahje të vlerës më të ndritshme në historinë e re shqiptare UÇK.Liderucat të strukur në mjerimin e tyre partiak.”, ka shkruar Miftaraj.