Miftaraj: Strategjia kundër korrupsion e harruar

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Prokuroria Speciale e ngriti akoma pa u bërë një vit aktakuzën për rastin më kompleks me të cilin ka pas ne pune pas vitit 1999. Ai për rastin në fjalë tha se kanë ofruar…

Lajme

11/09/2024 15:48

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Prokuroria Speciale e ngriti akoma pa u bërë një vit aktakuzën për rastin më kompleks me të cilin ka pas ne pune pas vitit 1999.

Ai për rastin në fjalë tha se kanë ofruar ndihmë juridike ndërkombëtare disa shtete.

“Prokuroria Speciale ende pa u ba një vit e ngriti aktakuzën per rastin me te nderlikuar dhe kompleks qe e ka pas ne pune pas vitit 1999, sistemi i drejtesise, si nga vendoret ashtu dhe nderkombetaret. Rast ku kane ofruar ndihme juridike nderkombetare disa shtete kendej e andej oqeanit atlantik“, ka shkruar Miftaraj.

E në ndërkohë, ai nuk la pa përmendur edhe reformat në sistemin e drejtësisë, e që sipas tij, në katër vitet e fundit nuk është bërë asnjë.

“A qe pershembull qeveria Kurti 2, ne fund te mandatit kater vjeçar nuk ka mundur me kry asnje reforme ne sistem te drejtesise. Reforma ne sistem prokurorial ende ne tentative. Drejtesia civile ne sirtare. Strategjia kunder korrupsion e harruar“, ka thënë ai./Lajmi.net