Miftaraj – Rrustemit me ironi: Të shpresojmë se nuk do të shkoj mendja me kërku me i mbyll ambasadat e vendeve perëndimore
Ehat Miftaraj nga IKD, i ka reaguar deputetit të VV-së, Adnan Rrustemit, pasi tha se ambasadorët po e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese. Ai ka ironizuar me të, duke thënë se të shpresojmë se nuk do të shkoj mendja të kërkoj të mbyllen ambasadat e vendeve perëndimore, shkruan lajmi.net. “Adnan shoku, të shpresojmë se nuk do të…
Lajme
Ehat Miftaraj nga IKD, i ka reaguar deputetit të VV-së, Adnan Rrustemit, pasi tha se ambasadorët po e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka ironizuar me të, duke thënë se të shpresojmë se nuk do të shkoj mendja të kërkoj të mbyllen ambasadat e vendeve perëndimore, shkruan lajmi.net.
“Adnan shoku, të shpresojmë se nuk do të shkoj mendja me kërku edhe me i mbyll ambasadat e vendeve perëndimore! Deklaratë e papërgjegjshme dhe aspak etike. Sikurse sa problematike eshte kjo deklaratë e pamatur edhe me problematike eshte mendesia qe perfaqesojne”, shkruan ai. /Lajmi.net/