Miftaraj: Rasti Popoviq u monitorua nga OSBE dhe EULEX – deklaratat e Serbisë janë politike
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga autoritetet serbe dhe vetë të pandehuri Milan Popoviq, i cili së fundi ka pranuar fajësinë nxitje të urrejtjes. Sipas Ehat Miftarajt nga IKD, ky rast është monitoruar nga dy misione ndërkombëtare – OSBE dhe EULEX – të cilët…

Lajme
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga autoritetet serbe dhe vetë të pandehuri Milan Popoviq, i cili së fundi ka pranuar fajësinë nxitje të urrejtjes.
Sipas Ehat Miftarajt nga IKD, ky rast është monitoruar nga dy misione ndërkombëtare – OSBE dhe EULEX – të cilët kanë pasur qasje të papenguar në çdo fazë të procedurës gjyqësore, transmeton lajmi.net
Miftaraj thekson se çdo pretendim për presion në arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë është i pabazuar dhe për qëllime politike.
“Po të kishte ndërmarrë Kosova veprime që shkelin të drejtat dhe liritë e të pandehurit, institucionet si EULEX dhe OSBE do të kishin reaguar. Prandaj, deklaratat nga Popoviq dhe autoritetet në Serbi nuk duhet të merren seriozisht – ato janë për konsum të brendshëm politik,” ka deklaruar Miftaraj.
Ai ka përshëndetur gjithashtu deklaratën e deputetes së LVV-së, Albulena Haxhiu, e cila ka mbështetur punën e institucioneve të drejtësisë në këtë rast, duke theksuar se prokuroria dhe gjykata kanë vepruar në mënyrë të drejtë, të pavarur dhe të paanshme.
“Është shumë pozitive kur deputetët e mazhorancës lartësojnë gjyqësorin e Kosovës dhe promovojnë punën e tyre,” ka përfunduar Miftaraj.
Postimi i plotë: