Miftaraj: Qeveria Kurti ka ndërtuar qeveri klienteliste që nuk ndëshkon kur klientela e tij është e përfshirë në korrupsion

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se në Kosovë ka korrupsion endemik. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti ka ndërtuar qeveri klienteliste që promovon kulturën e pandëshkueshmërisë kur klientela e tij është e përfshirë në korrupsion, e që sipas tij kjo është e vërtetuar nga raporte kredibile ndërkombëtare dhe të…

Lajme

24/04/2024 16:44

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se në Kosovë ka korrupsion endemik.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti ka ndërtuar qeveri klienteliste që promovon kulturën e pandëshkueshmërisë kur klientela e tij është e përfshirë në korrupsion, e që sipas tij kjo është e vërtetuar nga raporte kredibile ndërkombëtare dhe të shoqërise civile në Kosovë, që ende nuk i janë nënshtruar joshjeve me pozita dhe privilegjeve nga ana e LVV.

“Se kemi sistem prokurorial, me theks të veçantë Prokurori Speciale të dështuar për të hetuar dhe ndjekur korrupsionin e nivelit të larte po ashtu është fakt i pakontestueshem. Kosova ka nevojë për sistem prokurorial të pavarur dhe me integritet dhe një qeveri që udhëhiqet nga parime të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, për të besuar se ky vend do të bëhet”, ka shkruar Miftaraj.
Sipas tij, deri kur kjo të bëhet, shteti do të jetë miqësor dhe i mirë vetëm për pjesën e atyre që janë afër dhe i shërbejnë me oportunizëm partisë në pushtet. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: