Miftaraj: Qeveria i ka kthyer ambasadat në agjenci turistike, tubimet politike të Kurtit po shkelin integritetin e diplomatëve

Drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për shfrytëzimin e ambasadave të Kosovës për fushata  politike të kryeministrit Albin Kurti. Ai ka reaguar në rrjetin social Facebook për këtë çështje duke thënë se në ambasada ka zyrtar që merren vetëm me organizimin e ndejave dhe tubimeve politike për…

Lajme

12/11/2024 13:39

Drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për shfrytëzimin e ambasadave të Kosovës për fushata  politike të kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka reaguar në rrjetin social Facebook për këtë çështje duke thënë se në ambasada ka zyrtar që merren vetëm me organizimin e ndejave dhe tubimeve politike për kryeministrin, shefen e diplomacisë dhe zyrtarët tjerë të pushtetit.

Ai në  reagimin e tij ironizues ka thënë se tashmë qeveria i ka kthyer ambasadat në agjenci turistike për aranzhime të hoteleve, sallave e ndejave private.

“Ku punon ti? Në ambasadë të Republikës të Kosovës në Bruksel Çka punon në ambasadë? Punë logjistike kryesisht, organizojmë neja, party, tubime politike për Albinin, Donikën e secilit nga partia në pushtet. E ti ku punon a çka punon? Une në ambasadë në Oslo, njejte si ti ia mbaj zhagin partisë në pushtet, Albinit, Donikës, etj etj. Kur i kthejme ambasadat në agjenci turistike dhe per aranzhime të hoteleve, sallave e nejave private, normal se del ne pah Ganiu dhe honorari i tij prej 7500 Euro ne muaj per me taku dosta e miq ne emer te interesit te Republikes se Kosoves”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai shton se ndjen keqardhje për diplomatët Evropian të cilëve i’u shkelet integriteti./Lajmi.net/