Miftaraj kritikon Qeverinë: Qasja në 12 deri 15 miliardë euro të ofron mundësi të pakufishme për të shpërblyer familjarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media bëri të ditur se edhe këtë vit Qeveria do të ndajë 100 euro shtesë për të gjithë fëmijët që marrin shtesat çdo muaj, dhe pensionmarrësit. Mirëpo ky vendim i marrë sot nga qeveria, ka nxitur debat në arenën politike. Për këtë çështje ka reaguar edhe…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media bëri të ditur se edhe këtë vit Qeveria do të ndajë 100 euro shtesë për të gjithë fëmijët që marrin shtesat çdo muaj, dhe pensionmarrësit.
Mirëpo ky vendim i marrë sot nga qeveria, ka nxitur debat në arenën politike.
Për këtë çështje ka reaguar edhe Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, sipas të cilit po jepet “konotacion”, që vota të blehet në vlerë të 100 eurove për të pasur qasje në një buxhet prej 12 deri 15 miliardë.
Miftaraj shprehet i indinjuar pasi siç thotë ai, kur një qeveri mund të ketë qasje në 12 deri në 15 miliardë euro, mund të kesh mundësi të pakufishme për të shpërblyer familjarët.
“Kur ke qasje ne 12 deri 15 miliarde Euro, ke mundesi te pakufishme me i shperbly vllaznit, dajet, familjaret, dostat, shoket dhe shoqet ne media me subvencione 100 mije Euro disa here, me pozita ne institucione publike, me ble kritiken me sponzorizime ne fushate, etj etj etj”, ka shkruar ai.
Ndryshe ai ka bërë edhe një llogaritje se kush e çka po përfiton nga kjo ndihmë.
“100 Euro femija i nje prindi ne rast social qe mbijeton me 200 e ca Euro ne muaj, 100 Euro femija e punetorit ne privat dhe publik me page 300 deri 500 Euro, 100 Euro djali i ministrit, deputetit dhe ambasadorit,
100 Euro djali i milionerit, 100 Euro djali i Oligarkut, e 100 Euro djali i punetorit ne Trepçe”, shkroi Miftaraj,
Ndërkaq ai thotë se kryeministri tashmë i është nënshtruar pushtetit, ku duhet ta mbrojë atë e të kritikojë opozitën.
“Sigurisht se kur iu ke nenshtru pushtetit, del e mbron pushtetin, e shan e kritikon opoziten e secilin qe ka mendim ndryshe ose kerkon nje qeveri normale ose nje kryeminister normal”, shkroi ai. /Lajmi.net/