Miftaraj: Haxhiu ka dy mundësi lidhur me datën e zgjedhjeve

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit. Miftaraj ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në këtë periudhë nuk do të shkaktonte probleme, madje sipas tij do të…

Lajme

20/04/2026 19:21

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.

Miftaraj ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në këtë periudhë nuk do të shkaktonte probleme, madje sipas tij do të shmangte edhe shqetësimet e mundshme për furnizimin me energji elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Së paku zgjedhjet parlamentare në fund të muajit maj apo fillim të qershorit nuk na japin kokëdhimbje edhe nëse ‘oligarkët e energjisë elektrike’ vendosin që Kosova të mos ketë energji elektrike ditën e zgjedhjeve,” ka shkruar ai.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje mërgimtarëve që dëshirojnë të marrin pjesë fizikisht në procesin zgjedhor që të rezervojnë biletat me kohë.

Në të njëjtin postim, Miftaraj ka komentuar edhe rreth vendimmarrjes institucionale për datën e zgjedhjeve, duke thënë se ushtruesja e detyrës së presidentit ka dy mundësi: 31 majin ose 7 qershorin si data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve. /Lajmi.net/