Hamza: Data e zgjedhjeve nuk varet nga preferencat, por nga vendimi i Kushtetueses

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se caktimi i datës së zgjedhjeve nuk është çështje preferencash politike, por duhet të bazohet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. I pyetur se kur e preferon mbajtjen e zgjedhjeve, Hamza tha se PDK i përmbahet në mënyrë të plotë vendimeve të Kushtetueses, shkkruan lajmi.net.…

Lajme

20/04/2026 20:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se caktimi i datës së zgjedhjeve nuk është çështje preferencash politike, por duhet të bazohet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur se kur e preferon mbajtjen e zgjedhjeve, Hamza tha se PDK i përmbahet në mënyrë të plotë vendimeve të Kushtetueses, shkkruan lajmi.net.

“Jo, preferenca këtu nuk është çështje. Ne kemi deklaruar dhe i jemi përmbajtur gjithmonë zbatimit dhe respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, kristal, edhe sa i përket afateve të mbajtjes së zgjedhjeve dhe ne insistojmë, kërkojmë dhe presim që ato të organizohen brenda afatit që është i specifikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka theksuar Hamza.

Ai ka shtuar se proceset zgjedhore duhet të zhvillohen në përputhje me afatet dhe kornizën kushtetuese të vendit. /Lajmi.net/