Hamza prezanton ofertën e Kurtit për presidentin, e quan jokushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar para mediave se kryeministri Albin Kurti i ka bërë ofertë PDK-së për pozitën e kryetarit të Kuvendit, ndërsa posti i nënkryetarit që i takon kësaj partie t’i kalonte Lëvizjes Vetëvendosje. Hamza e ka cilësuar këtë ofertë si joserioze. Ai shtoi se PDK nuk ka…

Lajme

20/04/2026 20:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar para mediave se kryeministri Albin Kurti i ka bërë ofertë PDK-së për pozitën e kryetarit të Kuvendit, ndërsa posti i nënkryetarit që i takon kësaj partie t’i kalonte Lëvizjes Vetëvendosje.

Hamza e ka cilësuar këtë ofertë si joserioze.

Ai shtoi se PDK nuk ka kërkuar pozita për vete, por ka shkuar me qëllim që t’i japë vendit institucione dhe stabilitet politik.

“Sepse kryesia e Kuvendit është konstituar, Kuvendi është i konstituar, janë zgjedhur, janë të votuar. Nuk e kemi kontestuar këtë çështje… Kemi shkuar që me i dhënë vendit institucione dhe stabilitet politik. Kjo nuk është fare serioze”, ka deklaruar Hamza.

Ai theksoi se qasja e tillë nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës politike në vend. /Lajmi.net/