Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Microsoft tregon disa nga detajet e versionit të ri të Windows 10

23:21 | 19 Mars 2020

Sistemi operativ Windows 10 i kompanisë teknologjike Microsoft ka marrë një miliard përdorues aktiv gjatë kësaj jave.

Kësisoj, kompania po e shënon këtë lloj arritjeje nëpërmjet një videoje “ngacmuese” që tregon tiparet e reja dhe ndryshimet në versionin e ardhshëm të sistemit operativ, shkruan The Verge, transmeton lajmi.net.

Microsoft ka zbuluar se ndryshimet do bie në sy më së shumti në pjesën e Start.

Firma gjithashtu duket se po punon për të përmirësuar sistemin e Design në Windows 10, me menutë më moderne të kontekstit dhe madje edhe një aplikacion të ri Files.

Ai gjithashtu përfshin shumë nga ndryshimet e Microsoft në ikonat e Windows. /Lajmi.net/