Microsoft prezanton një telefon me ekran që (sh)paloset

Microsoft i është rikthyer tregut të smartfonëve me një pajisje revolucionare.

Auto & Tek

02/10/2019 19:08

‘Surface Duo’ në fakt nuk është një ekran që paloset, por janë dy ekrane të lidhura bashkë ngjashëm me ZTE Axon M, transmeton lajmi.net.

Si rezultat mes dy ekraneve ekziston një hapësirë. Ekrani i dytë është dizajnuar për shkrim dhe kontrollim, derisa ky i pari për ndërveprim dhe shikimin e filmave.

I veçantë është fakti se ky telefon është ndërtuar si bashkëpunim mes Microsoft dhe Google.

Telefoni nuk do të debutojë deri vitin e ardhshëm, gjersa mësohet se nuk do jetë versioni final ky i prezantuar së fundmi. /Lajmi.net/