Microsoft Office 2016 vjen më 22 shtator

Që nga marsi i këtij viti, Microsoft ua ka dhënë mundësinë të gjithë atyre që kanë qenë të interesuar të shohin disa nga aplikacionet e reja të Office 2016.

Auto & Tek

12/09/2015 10:18

Ndërsa këtë javë kompania amerikane ka njoftuar se do të fillojë zyrtarisht lansimin e paketës së re softuerike, të cilën do ta lëshojë më 22 shtator 2015.

Nëse jeni të interesuar të provoni Office 2016 Preview para lansimit zyrtar, atëherë mund ta bëni këtë përmes shkarkimit të këtij versioni.

Për organizatat që e përdorin Office 365 ProPlus, Microsoft ka njoftuar se do të lëshojë përmirësime dhe vegla të reja në baza mujore. (Telegrafi)