Microsoft lanson celularin ‘Nokia 215’

Ne jetojmë në botën e 4G, me celularë që kanë komplet rezolucion të lartë të fotografive dhe videove, por celulari i ri Nokia nga Microsoft është i modës së vjetër.

Auto & Tek

05/01/2015 17:49

Më pak se një vit pasi që Microsoft e bleu Nokia-në, kompania ka zbuluar sot një celularë internet të quajtur Nokia 215 dhe që kushton vetëm $29.

Pamja e celularit është si e pajisjeve të vjetra të Nokia, por me një tastierë moderne. Nokia 215 sjellë një eksperiencë të shfletimit në internet me mundësi të sistemit 2G, transmeton Lajmi.net.

Duke e përdorur shfletuesin Opera, celulari vjen me një aplikacion për motorin e kërkimit Bing, me aplikacionin për Facebook, Messenger dhe Twitter, sipas Microsoft.

Nokia 215 vjen në dizajn të gjelbër, të bardhë dhe të zezë dhe do të bëhet i gatshëm për t’u blerë në dyqanet e Lindjes së Mesme, Afrikës, Azisë dhe Evropës këtë tremujorë, tha kompania.