Microsoft konfiskon 50 faqe interneti të hakerëve verikoreanë

Kompania teknologjike Microsoft ka treguar se ka fituar një rast në gjykatë për të konfiskuar 50 domene të faqeve në internet, të cilat janë shfrytëzuar nga grupet e Koresë Veriore për të kryer sulme kibernetike.

Auto & Tek

31/12/2019 12:16

Shënjestra të këtyre sulmeve ishin punëtorë qeveritarë, institute kërkimore si dhe staf universitar, transmeton lajmi.net.

Grupi i lidhur me 50 faqe qëllimkëqija në internet, quhet Thallium dhe besohet se është “grup aktiviteti i lidhur me shtetin”, sipas Tom Burt, nën-presidenti i kompanisë Microsoft për sigurinë e konsumatorëve.

Nën-presidenti tutje ka thënë se shënjestrat kryesore kanë qenë Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Korea Jugore.

Sipas tij, sulmet janë fokusuar në paqen botërore dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë individët që punojnë në çështjet bërthamore.

Hakerët verikoreanë besohet se kanë qenë aktivë që nga viti 2010. /Lajmi.net/