Microsoft, kompania e tretë që arrin vlerën 1 bilion dollarë

Kompania ‘Microsoft’ ka arritur vlerën e një bilionë dollarëve për herë të parë, pasi kishte një rritje të profitit në këtë fillimvit.

Auto & Tek

25/04/2019 19:10

Kjo e bën gjigantin softuerik kompaninë e tretë në histori që arrin vlerën 13-shifrore, pasi kompanitë si Apple dhe Amazon e arritën këtë vlerë javën e kaluar, transmeton lajmi.net.

Dy kompanitë që nga ajo kohë kanë rënë në vlerë, me Microsoft duke i kapërcyer ato.

Kompania kishte 22% më shumë rritje sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Microsoft ia atribuon këtë shtysë rritjes së disponueshmërisë së procesorëve Intel të lartë për Windows PC. /Lajmi.net/