Microsoft do të përdorë markën Nokia për celularët e ardhshëm

Microsoft do të vazhdojë të shesë celularë të 'lirë' me markën Nokia dhe tashmë ka liçensuar markën për disa lloje të këtyre pajisjeve.

Auto & Tek

24/10/2014 20:13

Kompania ndërkohë është duke u përgatitur që të lansojë celularin e ri ‘Microsoft Lumia’, tha Tuula Rytila zëdhënës i marketingut në Microsoft.

Microsoft e bleu kompaninë Nokia këtë vit në muajin prill për rreth $7 miliardë, transmeton Lajmi.net.

Përveç se do të vazhdojë të ofrojë celularë të markës Nokia siç është celulari Nokia 130, kompania do të vazhdojë gjithashtu të shesë dhe të mbështesë celularët Nokia Lumia që janë aktualisht në treg, sidomos ata të cilët u krijuan së fundmi si Lumia 830 dhe Lumia 730, tha Rytila.

Nokia 130, një celularë i cili nuk ka një lidhje në internet apo aplikacione, ishte lansuar gjatë muajit gusht.