Microsoft blen SwiftKey

Microsoft investon në inteligjencën artificiale duke blerë SwiftKey, programin që ka krijuar tastierën “parashikuese” për smartphone, të përdorur nga 300 milionë përdorues në të gjithë botën.

Auto & Tek

03/02/2016 16:30

Ajo ka punuar me teknologjinë e sofistikuar të komunikacionit të përdorur nga fizikani dhe kozmologu Stephen Hawking. Sipas Financial Times, e cila publikoi lajmin para kompanive, thotë se marrëveshja do i kushtojë Microsoft plot 250 milionë dollarë.

Kolosi i Redmond shpjegon në blog se në muajt e ardhshëm do të integrojë teknologjinë e tastierës SwiftKey, që sugjeron fjalët teksa shkruan në smartphone, në Word Flow e tij, tastiera e Windows Phone që ka si synim të zbarkojë dhe në iPhone.