Miami i fortë për Washingtonin

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, kampioni në fuqi i ligës NBA, Miami Heat fitoi ndaj Washington Wizards me rezultat 103:93. Heat luajtën më bindës se që tregon rezultati, pas çerekut të tretë ishin në epërsi 87:64, por në fund u çliruan pak sa dhe mysafirët e ngushtuan disavantazhin, por nuk iu shmangën humbjes. LeBeon James…

Sport

04/11/2013 12:22

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, kampioni në fuqi i ligës NBA, Miami Heat fitoi ndaj Washington Wizards me rezultat 103:93.

Heat luajtën më bindës se që tregon rezultati, pas çerekut të tretë ishin në epërsi 87:64, por në fund u çliruan pak sa dhe mysafirët e ngushtuan disavantazhin, por nuk iu shmangën humbjes.

LeBeon James realizoi 25 pikë për Miamin, Chris Bosh shtoi 24, kurse Dwayne Wade kontribuoi me 20-. Për Wizards, Bradley Beal ishte basketbollisti më i dalluar me 19 pikë.

Të dielën mbrëma, rikthimin nga lëndimi e bëri ylli i Oklahoma City Thunder, Rusell Westbrook i cili mungoi për gjashtë muaj, por u kthye në fitoren ndaj phoenix Suns 103:96.

Ai realizoi 21 pikë dhe bëri shtatë asistime. Kevin Durant ishte realizatori më i mirë te Oklahoma me 33 pikë.

Rezultatet, realizatorët më të mirë dhe top 10 aksionet:

Detroit – Boston 87:77 (Drummond 15 – Olynyk 15)

Miami – Washington 103:93 (James 25 – Beal 19)

Orlando – Brooklyn 107:86 (Vucevic 19 – Lopez 21)

Oklahoma City – Phoenix 103:96 (Durant 33 – Bledsoe 26)

New York – Minnesota 100:109 (Anthony 22 – Martin 30)

Los Angeles Lakers – Atlanta 105:103 (Henry 18 – Korver 22)