Vazhdojnë kërkimet për të moshuarin e zhdukur, operacioni shtrihet në Zllatar
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit Xhafer Raqi janë rifilluar, pas zhdukjes së tij që nga mëngjesi i së enjtes. Siç kanë bërë të ditur nga ekipi i kërkim-shpëtimit për Klankosova.tv, kërkimet po vazhdojnë edhe gjatë natës së sotme, përfshirë përdorimin e dronëve, ndërsa…
Lajme
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit Xhafer Raqi janë rifilluar, pas zhdukjes së tij që nga mëngjesi i së enjtes.
Siç kanë bërë të ditur nga ekipi i kërkim-shpëtimit për Klankosova.tv, kërkimet po vazhdojnë edhe gjatë natës së sotme, përfshirë përdorimin e dronëve, ndërsa këtë herë operacioni është zhvendosur në një lokacion të ri, në Zllatar.
I moshuari, banor i “Bregut të Diellit”, vuan nga demenca dhe është parë për herë të fundit rreth orës 08:00 të së enjtes.
Familjarët kanë bërë thirrje për ndihmë, duke kërkuar që çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900.