Metodë e re për ta ndalur Januzajn
Adnan Januzaj është futbollisti më i mirë i Manchester Unitedit, deri më tani gjatë këtij sezoni. Pavarësisht rezultateve të dobëta të ekipit në të gjitha garat përveç Ligës së Kampionëve, ylli kosovar ka qenë elementi i vetëm pozitiv në skuadrën e menaxherit David Moyes. 18-vjeçari ka bërë bujë me depërtimet, golat dhe në përgjithësi vizionin…

Sport
Adnan Januzaj është futbollisti më i mirë i Manchester Unitedit, deri më tani gjatë këtij sezoni.
Pavarësisht rezultateve të dobëta të ekipit në të gjitha garat përveç Ligës së Kampionëve, ylli kosovar ka qenë elementi i vetëm pozitiv në skuadrën e menaxherit David Moyes.
18-vjeçari ka bërë bujë me depërtimet, golat dhe në përgjithësi vizionin e tij të mahnitshëm për lojë. Mirëpo, me kalimin e secilës ndeshje, futbollistët kundërshtarë vijnë me ide të ndryshme për ta ndalur atë.
Kurse, mesfushori i Sunderlandit, Craig Gardner u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren kundër Manchester Unitedit në gjysmëfinale të Capital One Cup të mërkurën, pasi e kapi Januzajn për organi gjenital. Më keq nuk ka ku shkon.