ATK: Nga 1 qershori ndalohet pagesa me para të gatshme mbi 2 mijë euro
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme. Në njoftimin e ATK- së theksohet se këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave tjera elektronike të pagesës. “Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat.…
Lajme
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme.
Në njoftimin e ATK- së theksohet se këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave tjera elektronike të pagesës.
“Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar. Veproni sipas ligjit”, theksohet në njoftim.