Meteori që eksplodoi në Tokë, kishte 10 herë më shumë fuqi sesa bomba atomike në Hiroshimë

Imazhet e publikuara së fundmi tregojnë një meteor që shpërtheu në atmosferën e Tokës në dhjetor, forca e së cilës ishte dhjetë herë më e fuqishme se bomba atomike në Hiroshimë.

Fun

18/03/2019 16:25

Incidenti ndodhi më 18 dhjetor të vitit 2018, mbi Detin Bering – midis Rusisë dhe Alaskës – për të cilin sapo kanë qenë në dijeni.

Ky mendohet të jetë shpërthimi i dytë më i madh i meteorëve në 30 vitet e fundit, transmeton lajmi.net.

Shpërthimet e meteorëve janë të zakonshme, por ngjarjet e mëdha janë të rralla.

Diametralisht, meteori ishte 10 metra i gjerë dhe peshonte më shumë se 1.500 ton.

Peter Brown nga Universiteti i Ontarios Perëndimore, Kanada, bëri zbulimin dhe publikoi gjetjet e tij në Twitter.

Sipas tij, meteori u copëzua në pjesë të shumta pasi hyri në atmosferë, duke shpërndarë mbeturinat e hapësirës dhe duke krijuar një valë shokuese që vlerësohet të jetë aq e fortë sa 20 herë bomba e famshme atomike në Hiroshima. /Lajmi.net/