METALLICA: publikon kastën e re: Po mirë e keni lexuar, Kasetën e re! (VIDEO)

Grupi i njohur Metallica, do të publikoj sërish demo incizimet e vitit 1982.

ShowBiz

04/03/2015 19:30

Grupi legjendar Metallica do të publikojë sërish demo incizimet të vitit 1982 “No Life Til Leather”. Ky numër do të jetë i limituar, ndërsa do të publikohet në formatin e kasetave.

“Vetëm 12 veta do të keni kënaqësinë të dëgjojnë këtë kasetë, ndërsa të tjerët do të kenë mundësinë ta mbajnë në duar dhe të kënaqën” me buzëqeshje ka thënë Lars Ulich.

Publikimi i pa zakontë do të bëhet me 18 prill. Data ende nuk është caktuar, e kjo ditë është e ditur vetëm për produksionin “Record Store Day”.  E bëhet e ditur se versioni në CD do të publikohet gjatë verës.

Ndërkaq ky është publikimi i parë i njohur i ndonjë demo incizimi të këtij grupi. Lajmi.net

YouTube player