Mësuesi që u bë Mësuese

Një mësues i Chino Valley Unified School District në Kaliforni ( ShBA), mungoi disa javë, por kur u kthye, nxënësit më nuk takuan mësuesin por mësuesen e re.

Fun

26/03/2015 15:29

Mediat amerikane bëjnë të ditur se ky person, nga Michael ishte shndërruar në Amanda Swager. Ai i ishte nënshtruar operacionit për ndërrimin e gjinisë, dhe nga mashkulli ishte kthyer në femër. Siç e pohon edhe vetë ai-ajo, prej kohësh ndiente sikur jetonte në trupin e një femre dhe vendosi të bëjë ndryshimin e gjinisë.

Javën e kaluar shkolla ka informuar nxënësit dhe prindërit që mësuesi 32 vjeçar tashmë është kthyer dhe regjistruar me dokumenta të rinj me emrin Amanda. Shumë prindër janë ankuar për këtë gjest dhe se nuk dinë si t’ua shpjegojnë fëmijëve të tyre./NOA/