Mësuesi përjashtohet nga puna pasi u tha nxënësve se babadimri nuk ekziston

Një mësues në Brooklyn u largua nga puna për shkak se iu tregoi nxënësve të tij se babadimri nuk ekziston.

Fun

09/12/2019 19:02

Prindërit në shkollën fillore “Park Slope”, Bruklin të Nju Jorkut, thonë se fëmijët e tyre erdhën në shtëpi duke qarë. Kjo, pasi që mësuesi i tyre iu tha atyre se babadimri është thjesht një mit, transmeton lajmi.net.

“Jemi tri javë tre afër Krishtlindjeve”, tha një nënë për News 12. “Këta fëmijë janë vetëm gjashtë vjeç”.

“Unë iu garantoj që ky mësues që ishte zëvendësues nuk do të jetë më në këtë shkollë”, tha drejtori Liz Phillips në një letër drejtuar prindërve. /Lajmi.net/