Messi shumë afër kalimit te PSG

Leo Messi duket se karrierën do ta vazhdoj në Francë.

Sport

06/08/2021 20:29

Messi u largua pas 21 vitesh nga Barcelona pasi nuk arriti të nënshkruaj kontratën e re, transmeton lajmi.net.

Futbollisti është pa kontratë prej 30 qershorit dhe shumë skuadra janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Megjithatë 34-vjeçari, duket se ka vendosur të bashkohet me shokun e tij Neymar JR te Parisi.

Sipas gazetarit francez, Saber Desfarges, sulmuesi po dëshiron transferimin në Francë dhe palët janë shumë afër marrëveshjes.

Madje, thuhet se transferimi i tij mund të kompletohet gjatë orëve të ardhshme apo më së largu ditëve në vijim. /Lajmi.net/