Messi, shëndosh e mirë
Lionel Messi ka stërvitur sot pa problem së bashku me pjesën tjetër të ekipit të Barcelonës, dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Celta Vigos, të dielën.
Sport
Pas ankthit të gjatë, më në fund vjen një lajm fantastik për Barcelonën dhe tifozët e saj.
Lionel Messi ka stërvitur sot pa problem së bashku me pjesën tjetër të ekipit të Barcelonës, dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Celta Vigos, të dielën, raportojnë mediat spanjolle.
Ylli argjentinas mungoi në dy miqësoret e Argjentinës në javën e fundit për shkak të një lëndimi.
Por, ai duket se e ka tejkaluar atë dhe do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Barcelonës.