​Sa importuam dhe eksportuam për një vit

Kosova ka regjistruar deficit tregtar në vlerë 534 milionë euro vetëm për muajin shtator 2026, duke shënuar rritje 2,6 për qind ose 13.5 milionë euro krahasuar me muajin e njëjtë 2025 kur ishte 520.5 milionë. Gjatë muajve paraprakë 2026, si në periudhën janar-gusht, deficiti tregtar ka shënuar vazhdimisht tendencë të rritje për shkak të mallrave…

Lajme

23/10/2026 16:51

Kosova ka regjistruar deficit tregtar në vlerë 534 milionë euro vetëm për muajin shtator 2026, duke shënuar rritje 2,6 për qind ose 13.5 milionë euro krahasuar me muajin e njëjtë 2025 kur ishte 520.5 milionë.

Gjatë muajve paraprakë 2026, si në periudhën janar-gusht, deficiti tregtar ka shënuar vazhdimisht tendencë të rritje për shkak të mallrave të importuara krahasuar me 2025, ku vetëm në gusht 2026 deficiti arriti 568 milionë euro ose 5,8 për qind më shumë krahasuar me muajin gusht 2025.

Në periudhën e ngjashme të vitit paraprak, shtator 2025, deficiti tregtar mujor kishte shënuar rritje vjetore prej 21,2 për qind ku importet dominonin ndjeshëm ndaj eksporteve.

Eksporti i mallrave në shtator 2026 kishte vlerën 109,4 milionë euro, ndërsa importi 643,4 milionë euro që paraqet një rritje prej 27,5 % për eksport, si dhe një rritje prej 6,1 % për import në krahasim me periudhën e njëjtë 2025.

Pjesa më e madhe e eksportit përbëhet nga metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 17,1% produktet minerale, 10,3 % plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 10,1 % ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 6,9 % artikujt e ndryshëm të prodhuar, etj.

Ndërsa tek importi, 19,8% e përbëjnë produktet minerale, 11,8 % ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11,2 % mjetet e transportit, 11,1 % makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 10,1 % metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në BE arritën më 2026 në 34,2 milionë euro ose rreth 31,3 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 22,1 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin Gjermania (9,8 %), Holanda (2,7 %), Bullgaria (2,3 %), etj.

Vetëm në muajin shtator 2025 eksporti i përgjithshëm në vendet e BE-së ishte 28 044 euro ose 32,7 për qind, në CEFTA kjo shifër ishte 40 628 euro ose 47,4 për qind, ndërsa të tjera 17 109 euro ose 19,9 për qind. Në total, eksporti për shtator 2025 është 85 781 euro.

Ndërsa në shtator 2026 eksporti drejt vendeve të BE-së ishte 34 240 euro ose 31,3 për qind, në CEFTA 55 582 euro ose 50,8 për qind, ndërsa drejt vendeve tjera 19 587 euro ose 17,9 për qind. Në total eksporti vetëm për muajin shtator ishte 109 409 euro.

Importi në muajin shtator 2025 në BE ishte 249 425 euro ose 41,1 për qind, CEFTA 87 780 euro, të tjera 269 032 euro ose 44,4 për qind. Në total importi vetëm për muajin shtator ishte 606 237 euro.

Ndërsa, importi për muajin shtator 2026 nga vendet e BE-së ishin 280 988 euro ose 43,7 për qind, CEFTA 86 739 euro ose 13,5 për qind, vendet e tjera 275 683 euro ose 42,8 për qind. Në total, importi vetëm për muajin shtator 2026 ishte 643 410 euro.