Messi, Ronaldo dhe Suarez

Brendan Rodgers thotë se Luis Suarez e meriton të krahasohet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon pas katër golave të tij në Anfield Road të mërkurën mbrëma. Ylli uruguaian u bë futbollisti i parë në Premierligë që realizoi tre het-trika kundër të njëjtës skuadër, derisa inspiroi Liverpoolin drejt fitores 5:1 ndaj Norwich Cityt. “Ai meriton…

Sport

05/12/2013 08:31

Brendan Rodgers thotë se Luis Suarez e meriton të krahasohet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon pas katër golave të tij në Anfield Road të mërkurën mbrëma.

Ylli uruguaian u bë futbollisti i parë në Premierligë që realizoi tre het-trika kundër të njëjtës skuadër, derisa inspiroi Liverpoolin drejt fitores 5:1 ndaj Norwich Cityt.

“Ai meriton të përmendet me Messin dhe Ronaldon”, deklaroi menaxheri i Reds, Rodgers.

“Tashmë disa vjet ai është në nivel shumë të lartë dhe Luis është ende 26-vjeç dhe vazhdon të përmirësohet. Nuk kam parë shumë paraqitje si kjo. Ishte shkëlqim i pastër dhe kënaqësi për ta shikuar. Ai është teknikisht shumë i mirë, por ishte një paraqitje e jashtëzakonshme individuale”, shtoi Rodgers.

“Si menaxher, ju pëlqen të flisni për ekipin e juaj, por ju duhet ta konsideroni Luisin si një prej sulmuesve më të mirë në botë. Në kohën modern,e më të irët si Ronaldo, Bale dhe Messi kanë statistika të hatashme por shikoni edhe golat dhe asistimet e Suarezit”, përfundoi ai.