Messi, përjetësisht në Barcelonë
Lionel Messi nuk do të largohet asnjëherë nga Barcelona. Për këtë ka garantuar presidenti aktual i gjigantit katalunas, Josep Maria Bartomeu. “Messi? Duam që ai të pensionohet në Barcelonë, është më i miri në botë. Nuk do të largohet nga këtu, e ka një kontratë deri në vitin 2018”, deklaroi fillimisht kreu i Barçës për…
Sport
Lionel Messi nuk do të largohet asnjëherë nga Barcelona. Për këtë ka garantuar presidenti aktual i gjigantit katalunas, Josep Maria Bartomeu.
“Messi? Duam që ai të pensionohet në Barcelonë, është më i miri në botë. Nuk do të largohet nga këtu, e ka një kontratë deri në vitin 2018”, deklaroi fillimisht kreu i Barçës për Cadena Cope.
“Për vazhdimin e kontratës nuk do të ketë probleme, nuk më duket në rregull që ai të marrë më pak se të tjerët”, vazhdoi ai.
Gjithashtu, Bartomeu foli edhe për trajnerin Tata Martino, për të cilin thotë se ka kontratë, të cilën do ta respektojë, pasi katalunasit janë të lumtur për punën që është duke e kryer trajneri argjentinas.