Messi pasi fitoi Topin e Artë: Dua të falënderoj të gjithë, jam i lumtur që vazhdoj të luaj futboll

Lionel Messi ka fituar Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierën e tij.

Sport

02/12/2019 21:43

Ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës është stolisur me Topin e Artë për herë të gjashtë, në mbrëmjen gala që po mbahet në Paris të Francës.

Messi fitoi garën me Virgil van Dijk, për të kaluar kështu edhe Cristiano Ronaldon në numrin e Topave të Artë të fituar.

Ai ka falënderuar të gjithë pasi pranoi këtë çmim, duke shprehur edhe gëzimin e tij.

“Mbi te gjitha, dua të falënderoj të gjithë gazetarët që kanë votuar për mua, që donin që unë ta fitoja këtë çmim. Ju faleminderit shumë edhe lojëtarëve të skuadrës sime. Kanë kontribuar shumë për këtë çmim që kam fituar. I falënderoj vërtetë shumë” tha fillimisht Messi, transmeton lajmi.net.

“Falënderojë edhe bashkëshorten time që më ka mbështetur shumë. Falë Zotit, jam shumë i lumtur dhe me shumë fat që vazhdoj të luaj futboll. Do të dua të vazhdoj të luaj gjithmonë. Do të vijë koha kur unë do të tërhiqem, do jetë një moment shumë i vështirë. Kam edhe shumë vite përpara, por koha fluturon dhe çdo gjë ecen shumë shpejt. Prapëseprapë, vazhdoj të shijoj futbollin” shtoi argjentinasi.

Messi tashmë është lojtari më numrin më të madh të Topave të Artë të fituar. Ai nuk synon të ndalet këtu. /Lajmi.net/